Mourinho afer Interit

Ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, është afër nënshkrimit të një marrëveshje trivjeçare me i kampionin e Serie A, Interin, kanë bërë të ditur sot mediat portugeze.Sipas gazetës portugeze A Bola, bisedat mes trajnerit portugez dhe Interit kanë rezultuar me sukses, dhe Mourinho do të nënshkruajë më së voni deri në fundjavë, ndërsa marrëveshja thuhet se kap vlerën e 9 milionë eurove për sezon.

Mourinho po ashtu thuhet se ka kërkuar të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës, Decon dhe atë të Chelseat, Frank Lampard. Në Inter pritet të kalojë edhe sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba.


Roma fiton Coppa Italia.

Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj kampionit të Serie A, Interit, me rezultat 2-1, duke triumfuar kështu në finalen e Kupës së Italisë.Ekipi nga kryeqyteti italian, kaloi në epërsi me anë të Philippe Mexes në fund të pjesës së parë (36’), ndërsa dyfishoi epërsinë me golin e Simone Perrottas, pas afro 10 minuta të fillimit të pjesës së dytë (54’).

Fituesi i Skudetos, Interi, vetëm arriti të ngushtojë rezultatin në 2-1 me anë të golit të shënuar nga Pele, gjashtë minuta më pas (60’).

Në pjesën e fundit të ndeshjes, Inter, bëri presion të vazhdueshëm, por nuk arriti të konkretizojë asgjë, dhe titulli me meritë i takoi Romës.


Roma vs Inter.

Per ndeshjen e neserme e cila zhvillohet ndermjet Roma-Inter per finalen e Kupes se Italis,Mancini emeroj kete skuadre:

Portjeret: 1 Francesco Toldo, 12 Julio Cesar, 22 Paolo Orlandoni.

Mbrojtesit:4 Javier Zanetti, 6 Maxwell, 13 Maicon, 16 Nicolas Burdisso, 26 Cristian Chivu, 40 Ivan Fatic, 47 Marco Filippini.

Mesfushoret: 5 Dejan Stankovic, 11 Luis Jimenez, 14 Patrick Vieira, 21 Santiago Solari, 28 Maniche, 30 Pelé, 31 Cesar.

Sulmuesit:18 Hernan Crespo, 29 David Suazo, 45 Mario Balotelli.

Per kete ndeshje nuk eshte ftuar Zlatan Ibrahimovic, kurse te suspenduar jan Materazzi dhe Cruz.Referi kryesor do te jet Morganti.


Cannavaro sulmon Interin.

Mbrojtesi i Real Madridit,Cannavaro sulmon Interin duke thene se periudhua sa qendroi ne Inter ishte me e keqja ne karrieren e tij."Pesova demtim,nuk mund te stervitesha regullisht dhe kemba e majt ishte me e vogel per 40% se e djathta.Kur mbusha 32 vjet Inter vendosi qe te me shes ne Juventus",perfundoi ai ne nje deklarat per Sky Sport Italia.


Adriano mund te rikthehet me shpejt ne Inter.

Eliminimi i Sao Paolos nga kupa Lipertadoren mund te afroj rikthimin e adrianos ne Inter sesa eshte menduar.Trajneri i Sao Paolos,Muricy Ramalho ka theksu se "perandori"duhet di beje gati valixhet per tu rikthyer ne Milano."Adriano vemendjen e kishte ne kupen libertadore dhe nuk mendoj se do te vazhdoj te luaj edhe ne kampionat "perfundoi ai.


Cordoba pran rinovimit me Interin.

Qendermbojtesi kolumbian Ivan Ramiro Cordoba si duket do te rinovoj edhe per 3 vjet me skuadren italiane Inter.
Cordoba ka qen njeri prej lojtareve me te mir te Interit por ai pesoi nje demtim ne ndeshjen kunder Liverpool ne "Anfield"
Cordoba ka qen shtylla kryersore e mbrotjes se Interit.Cordoba erdhi ne Inter ne moshen 23 vjet nga San Lorenzo,dhe ka qen i shkelqyeshem duke luajtur 250 ndeshje.Ai me Interin fitoi  tri skudeto,dy kupa te italis dhe dy superkupa te italis.Ai do te rikthehet me 32 gusht para se te filloj sezoni i ri.


Mourinho:Do te punoj ne Itali.

Edhe pse Masimo Morati ka konfirmuar besimin te trajneri Mançini, pas fitimit të titullit kampion, nga Anglia vijnë zëra që flasin për të kundërtën. Hoze Murinjo, i etiketuar si drejtuesi i ri i stolit zikaltër ka deklaruar për "Observer", se vitin e ardhshëm do punojë në Itali. Tekniku portugez ka shpjeguar se e ardhmja e tij do të mësohet së shpejti. "Do të filloj punë me një skuadër italiane, por vetëm javën e ardhshme mund të flasim me siguri", tha Murinjo.


Moratti:Na intereson Lampard

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka konfirmuar se klubi i tij është duke e përcjellë situatën e mesfushorit të Chelseat, Frank Lampard.“Lampard është shumë i vlerësuar në Chelsea, por ne jemi duke biseduar rreth mundësisë së nënshkrimit me të”, ka thënë Moratti, i cili është në kërkim edhe të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard.

“Sa i takon Lampardit mendoj se ajo do të varet shumë se si do të përfundojë finalja e Ligës së Kampionëve”, ka shtuar ai.

Jose Mourinho, që ka punuar me Lampard tek Chelsea, pritet të zëvendësojë Roberto Mancinin në stolin e menaxherit të kampionit të Italisë, që mund të ishte një arsye që edhe mesfushori anglez të zhvendosej në Serie A.


Inter shpallet kampion i Italis(16).

Interi ka arritur të shënojë fitore prej 2-0 ndaj Parmës, me të dy golat e shënuar nga Zlatan Ibrahimoviq, fitore që i solli edhe titullin e tretë në radhë, derisa Roma që ishte kërcënimi i vetëm, ka dështuar të shënojë fitore, duke barazuar 1-1 në fushë të Catanias.Pjesa e parë e ndeshjes mes Parmës, që ishte në rrezik për të eliminuar, dhe Interit që rrezikonte titullin, përfundoi pa gola, rezultat që ishte në favor të Romës që në pjesë të parë avancoi me rezultat 1-0 ndaj Catanias, me golin e hershëm të shënuar nga sulmuesi malazez Mirko Vucinic (8').

Por, zikaltrit u rikthyen në lojë në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë për sulmuesit të rikthyer Zlatan Ibrahimoviq. Suedezi u fut në ndeshje si zëvendësim i Cesar në minutën e 51-të të ndeshjes, ndërsa shënoi të dyja golat e fitores (62' dhe 79'). Ndërkaq Roma nuk arriti të ruajë avantazhin, pasi që pësoi gol pesë minuta para fundit të ndeshjes. Golin për Catanian e shënoi Martinez (85').

Parma mbetet në mesin e tre ekipeve të fundit të tabelës që do të largohen nga Serie A, derisa Catania arrinë të mbijetojë një pozitë më lartë.Padyshim qe lojtari me i mir i ndeshje ishte Ibrahimovic.


Parma vs Inter

Per ndeshjen e cila zhvillohet neser ndermjet Parma vs Inter ne Ennio Tardini dhe cilesohet si ndeshja vendimtare e sezonit per te dy skuadrat sepse Inter lufton per titull kurse Parma per mbijetes, Mancini emeroj ket skuader:

Portjeret:1 Francesco Toldo, 12 Julio Cesar, 22 Paolo Orlandoni.

Mbrojtesit:4 Javier Zanetti, 6 Maxwell, 13 Maicon, 16 Nicolas Burdisso, 23 Marco Materazzi, 24 Nelson Rivas.

Mesfushoret:5 Dejan Stankovic, 11 Luis Jimenez, 14 Patrick Vieira, 21 Santiago Solari, 28 Maniche, 30 Pelé, 31 Cesar.

Sulmuesit:8 Zlatan Ibrahimovic, 9 Julio Ricardo Cruz, 18 Hernan Crespo, 29 David Suazo, 45 Mario Balotelli.

Per ket ndeshje kthehet Zlatan Ibrahimovic pas lendimi te gjat.


Adriano,ka tentuar vetvrasjen.

Nena e Adrianos ka theksuar se biri i saj ka jetuar momentet me te veshtira te jetes se tij vitin e kalua.
Aktualisht braziliani eshte duke luajtur ne brazil me Sao Paolo dhe ka shenuar 15 gola ne 26 ndeshje dhe presidenti Moratti e ka mirprituur rikthimin  e tij ne Inter.
Ne nje deklarat nena e Adrianos theksoi"Ne Itali ai ishte ne depresion,i vetem.Ai ka perjetur momente te veshtira siq eshte vdekja e babait,ku ka tentuar edhe te vetvritej" perfundoi ajo.


Ibra qendron ne Inter.

Sulmuesi suedez,Zlatan Ibrahimovic ka ne nje deklarat per SKY ka thene edhe nje her qe ka deshir te qendroj ne Inter.
"Nuk kam asnje problem me askend,posaqerisht me Mancnin dhe ai vendos.E ardhmja ime eshte ne Inter".Me kete deklarat ka hedhur posht spekulimet  per nje transferim te mundshem ose ne Barcelon ose ne Real Madrid.


Barcelona kerkon Chivun.

Barcelona eshte duke bere "pazar" ne itali per te kerkuar nje qender mbrojtes.
Sipas "DiairoSport" trajneri i ri i Barces,Guardiola eshte duke e kerkuar qendermbrojtesin e Interit, Chivu.
Guardiola deshiron dy qender mbrojtes te ri per sezonin e ardhshem si pasoj e lendimit te Gabriel Militos.
Barcelona e ka kerkuar Chivun edhe para se te transferohej ne Inter.


Inter rrezikon titullin.

Kampioni i Italisë, Interi, edhe kësaj here nuk arritur ta vulosë titullin në Serie A, pasi që arriti vetëm barazim 2-2 ndaj Sienës, derisa Roma që fitoi ndaj Atalantas me rezultat 2-1, i afrohet në vetëm 1 pikë liderit, duke rrezikuar seriozisht titullin, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në fund të kampionatit.Marco Materazzi ka humbur rastin më të mirë për t’ia sjellë trofeun Interit, pasi që huqi penaltinë 12 minuta para fundit të ndeshjes. Zikaltrit dy herë në ndeshje kaluan në epërsi, përmes Patrick Vieira (11’) dhe Marco Balotellit (45’), por mysafirët barazuan të dyja herët, së pari përmes Massimo Maccarone (30’) dhe pastaj me anë të Houssine Kharja (69’).

Roma ka shënuar fitore prej 2-1 ndaj Atalantas, me golat e shënuar nga Panucci (21’) dhe De Rossi (54). Mysafirët arritën vetëm të ngushtojnë rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes përmes Bellinit (88’).

Me këtë fitore Roma (81 pikë) i afrohet në 1 pikë ndaj Interit (82), ndërsa ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në fund të kampionatit, situatë që rrit presionin në kampionin aktual dhe rrezikon mbrojtjen e titullit.
                                                    Formacionet:
Inter: 12 Julio Cesar; 13 Maicon, 16 Burdisso, 23 Materazzi; 6 Maxwell; 4 Zanetti, 19 Cambiasso, 14 Vieira; 11 Jimenez; 9 Cruz, 45 Balotelli.
Siena: 1 Manninger; 33 Ficagna, 90 Portanova, 15 Loria, 21 Rossi; 8 Vergassola, 5 Codrea, 14 Galloppa; 6 Kharja, 20 Locatelli; 32 Maccarone.


Inter ofron 40 milion euro per Eto'o

Sipas "La gazzetta dello sport" skuadra italiane,Inter eshte duke pergatitur nje ofert prej 40 milion euro per kamerunasin Samuel Eto'o.
Inter deri me tani ka siguruar nje sherbimet e mesfushorit biellorus Hleb,por deshirojn edhe disa emra te tjer qe ne sezonin tjeter te fitojn Skudeton por edhe Champions Leaguen qe iu mungon prej shum vitesh.Por nuk perjashtohet edhe nje shkembim me Ibren.


Inter vs Siena

Per ndeshjen e cila zhvillohet neser ndermjet Inter-Siena, Mancini emeroj ket skuader:

Portieret:1 Francesco Toldo, 12 Julio Cesar.

Mbrojtesit:4 Javier Zanetti, 6 Maxwell, 13 Maicon, 16 Nicolas Burdisso, 23 Marco Materazzi, 24 Nelson Rivas.

Mesfushoret:5 Dejan Stankovic, 11 Luis Jimenez, 14 Patrick Vieira, 19 Esteban Cambiasso, 28 Maniche, 30 Pelé, 31 Cesar.

Sulmuesit:9 Julio Ricardo Cruz, 18 Hernan Crespo, 29 David Suazo, 45 Mario Balotelli.

Te lenduar: Ibrahimovic,Samuel,Cordoba,Dacourt,Orlandoni,Figo,Chivu.
Te suspenduar: nuk ka.


Chivu drejt operacionit.

Mbrojtesi i Interit,Crisitian Chivu sipas te gjitha gjasave do te operohet.Ne gjysmefinalen ndermjet Lazios dhe Interit,mbrojtesi rumun u lendua  ne shpatull.
Operacino do te kryhet gjat muajit korrik.


Inter afer blerjes se Hleb.

Arsenal duket se ka humbur nje tjeter xhevahir te grupi i te rinjve,behet fjal per Biellorusin,Aleksander Hleb.Pas largimit te Flamini nga "topcinjte" do te largohet edhe Hleb ne drejtim te skuadres italiane Inter.
Lajmi behet i ditur nga mediat italina qe nuk japin detaje me shum.
Per,Hleb  eshte interesuar edhe skuadra spanjolle Barcelona.


Liverpool refuzon oferten 32 milion euro per Gerrard.

Liverpool ka refozuar  oferten e Interit per mesfushorin e tyre Gerrard.
Inter  deshiron qe te sjell shum yje ne skuader si pjes e festes se 100 vjetorit te klubit."Duhet te bejme nenshkrime te medha gjat sezonit te ardhshem dhe prioritet i yni do te jet edhe Gerrard edhe pse Liverpool na ka dhene pergjigje negative.Ne qofte se Livepool do ta shes Gerrard ai do te jet i yni",deklaroi nje zedhenes i klubit zikalter.


Inter ofron 15 milion₤ per Silvan.

Skuadra italiane,Inter ka ofruar nje shum te majme per mesfushorin e talenturar te Valencias,David Silva.
Silva shihet si njeri prej porforcimeve te skuadren  Inter.
Sipas gazetes  "DiairoSport" , Inter eshte gati te ofroj  nje shum prej 15 milion₤ per talentin spanjoll.
Te interesuar per David Silvan jan edhe skuadrat spanjolle Real Madrid dhe Barcelona.


Inter mposht Lazion dhe siguron finalen e Kupës së Italisë

Kampioni italian Interi ka arritur të mposhtë ekipin e Lazios me rezultat 2-0 në Olimpiko, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë, dhe në finale do të ketë përballë fituesin nga ndeshja e nesërme, Catania-Roma.Që të dy golat e zikaltërve erdhën në pjesën e dytë. Pele çoi i pari në avantazh Interin, pas 58 minutash lojë, ndërsa zëvendësuesi Julio Cruz vulosi gjithçka, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Minutat e fundit, kampioni i Serie A i zhvilloi me 10 lojtarë, pas përjashtimit të Marco Materazzit (83’). Për Lazion gjatë gjithë ndeshjes luajti edhe Valon Behrami, ndërsa shqiptari tjetër, Igli Tare, u fut si zëvendësues në minutat e fundit (87’).

Ndeshja e parë mes tyre pati përfunduar me barazim pa gola.
                                             Formacionet
Lazio:32 Ballotta; 29 De Silvestri (17 Tare 87), 13 Siviglia, 25 Cribari, 8 Zauri (3 Kolarov 67); 6 Dabo (5 Mutarelli 80), 24 Ledesma, 85 Behrami; 19 Pandev, 9 Bianchi, 18 Rocchi.

Inter:
1 Toldo; 16 Burdisso (23 Materazzi 68), 24 Rivas, 26 Chivu (13 Maicon 77), 6 Maxwell; 4 Zanetti, 36 Bolzoni (9 Cruz 59), 30 Pelé, 31 Cesar; 11 Jimenez; 29 Suazo.


Lazio vs Inter

Per ndeshje e cila zhvillohet neser ndermjet Lazio-Inter ne Olimpico Mancini ka perzgjedhur ket skuader:

Portjeret:1 Francesco Toldo, 12 Julio Cesar, 22 Paolo Orlandoni, 51 Vid Belec.

Mbrojtesit:2 Ivan Ramiro Cordoba, 4 Javier Zanetti, 6 Maxwell, 13 Maicon, 16 Nicolas Burdisso, 23 Marco Materazzi, 24 Nelson Rivas, 25 Walter Samuel, 26 Cristian Chivu, 40 Ivan Fatic, 47 Marco Filippini.

Mesfushoret:5 Dejan Stankovic, 7 Luis Figo, 11 Luis Jimenez, 14 Patrick Vieira, 15 Olivier Dacourt, 19 Esteban Cambiasso, 21 Santiago Solari, 28 Maniche, 30 Pelé, 31 Cesar, 36 Francesco Bolzoni, 43 Daniele Pedrelli.

Sulmuesit:9 Julio Ricardo Cruz, 18 Hernan Crespo, 29 David Suazo, 45 Mario Balotelli, 50 Luca Siligardi.


Anglezet te interesuar per Maxwellin

Agjenti i mbrojtesit te majte te Interit, brazilianit Maxwell ka bere te ditur se per klientin e tij interesim te jashtezakonshem kane treguar shume skuadra te medha evropiane, si Arsenal e Chelsea. Aktualisht Maxwell 26-vjeçar ka kontrate me skuadren italiane deri ne vitin 2010, por eshte i gatshem per nje rinovim eventual te kesaj kontrate aktuale. "Maxwelli ka shume oferta se fundi interesim te madh per te kane treguar Arsenal dhe Chelsea, ndersa me heret nje gje te tille e kane bere skuadrat spanjolle Real Madrid e Valencia", ka thene agjenti Mino Raiola. "Ai ka deshmuar se eshte nder mbrojtesit me te mire ne Evrope dhe tash gjithçka varet nga Interi nese deshiron te mbaje ate".


Morati gjen gabimin: Ishim shumë të kujdesshëm

Masimo Moratit nuk i ka pëlqyer mënyra se si Interi i tij ka interpretuar derbin me Milanin, duke kritikuar hapur mentalitetin mbrojtës të skuadrës. Megjithatë, duket se ai nuk e ka lëshuar këtë kritikë në adresë të trajnerit Mançini, për të cilin shpreson se do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e zikaltërve edhe në edicionet e ardhshme. Sipas tij, gabimi kryesor në derbi ishte mungesa e agresivitetit të ekipit, i cili ishte shumë i kujdesshëm për të mos pësuar gola, aq sa harroi të sulmonte gjatë pjesës së parë të takimit. "Në derbi, askush nuk ishte gati të festonte, ishim të gjithë të përqendruar maksimalisht për të luajtur mirë dhe për ta fituar këtë ndeshje. Nuk besoj se është bërë me dashje, por mendoj se ndeshja u interpretua në mënyrë të tillë, sa në fund zhvilluam një pjesë të parë të kujdesshme, më shumë se sa duhej. Fatkeqësisht, në disa raste fati ndihmon atë që ka më shumë kurajo, por me këtë nuk dua të fajësoj trajnerin Mançini", deklaroi presidenti i zikaltërve. Dëshira e Moratit është që Mançini të vazhdojë të drejtojë skuadrën dhe kjo nuk ka ndryshuar as pas humbjes në derbi. "Çdo të diel bëhen vlerësimet si për trajnerin, ashtu edhe për lojtarët, pasi futbolli është i ndërtuar në këtë mënyrë. Por, një incident si ai i derbit nuk më bën të ndryshoj mendje rreth qëndrimit tim ndaj Mançinit. Më duket se edhe ai ka thënë më shumë se një herë se do të vazhdojë të drejtojë skuadrën edhe në sezonin e ardhshëm", deklaroi presidenti i Interit, i cili ka shprehur më pas sigurinë për fitoren e titullit kampion në Serinë A.


Milan 2-1 Inter

Ne superndeshjen e cila u zhvillua sot duke filluar prej ores 15:00 ne stadiumin San Siro,u takuan dy gjgantet e vjeter te futbollit italian Milan-Inter.Atmosfera ne San Siro ishte e mrekullueshme ku ishin mbledhur rreth 85.000 tifoz.Pjesa e par ishte e tera ne favor te Milanos kurse Interi mundohej te mbrohej dhe keshtu perfundoi pjesa e par. Pjesa e dyt filloi perseri ne dominim te rosonereve ku ne minueten e 51 pas nje krosimi te Kakas,Inzaghi shenoi me kok.Pes minuta me von Kaka' shenoi pas nje gabimi te rende ne mbrojte te Vieiras.
Ne minuten e 76 Julio Cruz arriti te ngushtoj epersin ne 2-1 pas nje euro goli nga goditja e lir,por kjo ishte e tera qe munden te benin skuadra e Interit.
                                                Formacionet:
AC Milan: 16 Kalac; 25 Bonera, 13 Nesta, 4 Kaladze, 19 Favalli; 8 Gattuso, 21 Pirlo, 23 Ambrosini; 22 Kaka; 10 Seedorf; 9 Inzaghi.
Inter: 12 Julio Cesar; 13 Maicon, 24 Rivas, 23 Materazzi, 26 Chivu; 14 Vieira, 4 Zanetti, 19 Cambiasso; 28 Maniche; 9 Cruz, 18 Crespo.


Milan vs Inter

Per superderbin i cili zhvillohet neser duke filluar prej ores 15:00,ndermjet Milanos dhe Interit,Mancini emeroj ket skuader:

Portjeret:1 Francesco Toldo, 12 Julio Cesar.

Mbrojtesit:4 Javier Zanetti, 6 Maxwell, 13 Maicon, 16 Nicolas Burdisso, 23 Marco Materazzi, 24 Nelson Rivas, 26 Cristian Chivu.

Mesfushoret: 5 Dejan Stankovic, 11 Luis Jimenez, 14 Patrick Vieira, 19 Esteban Cambiasso, 21 Santiago Solari, 28 Maniche, 30 Pelé.

Sulmuesit:9 Julio Ricardo Cruz, 18 Hernan Crespo, 29 David Suazo, 45 Mario Balotelli.

Te lenduar: Ibrahimovic,Cordoba,Figo,Samuel,Orlandoni.


Sao Paulo:Adriano do te kthehet ne Inter.

Adriano eshte huazuar ne Sao Paulo ne fund te vitit te kaluar per probleme personale.
26 vjeqari eshte ne nje form shum te mir ne Sao Paulo.
Gjithashtu presidenti i clubit Juvenal Juvencio deklaroi se Adriano do te rikthehet ne Inter."Ne nuk do te vazhdojm me Adrianon",tha  Juvencio.
"Une nuk dua ta humbas ate,ai eshte rikthyer ne formen me te mir dhe po na ndihmon ne Kupen Libertadore".


Ibrahimovic: Kthehem me 11 maj!

Sulmuesi,Suedez  Zlatan Ibrahimovic ka dhene nje deklarat ku ka cekur edhe nje qe do te rikthehet ne fushen e gjelbert.
"Kan mbetur edhe tre ndeshje deri ne fund te sezonit por edhe ndeshja per kup te Italis me Lacion".Besoj se mund te rikthehem me 11 maj per ti ndihmuar Interit..
Ai gjithashtu foli edhe rreth Europianit i cili do te zhvillohet ne Austri dhe Zvicer."Sigurisht qe do te jem ne Euro 2008",perfundoi deklaraten 'IL GENIO'.
Ibrahimovic aktualisht gjendet ne vendlindje ne Malmo te Suedis,per tu kurruar nga lendimi i gjurit.


Inter ndjek David Villan!

Drejtuesit e  Interit po behet gati per nje transferim te mundshem te sulmuesit te Valencias, spanjollit David Villa. Sipas mediave te huaja Interi beson se mund te sjelle Villan ne radhet e veta, pasi drejtuesit e Valencias dite me pare kane refuzuar oferten e majme te Real Madridit per sherbimet e sulmuesit. Valencia per Villan kerkon nje demshperblim prej 35 milione eurosh, ndersa Interi ka shprehur gatishmeri te futet ne negociata per nje marreveshje te mundshme rreth transferimit te sulmuesit spanjoll. Ai ka kontrate me skuadren e Valencias deri ne vitin 2013, ndersa kerkohet edhe nga Liverpool e Chelsea.


Inter pran Nasrit!

Skuaadra intaliane,Inter eshte shum pran marreveshjen me talentin francez Samir Nasri.
Skuadra nga Franca,Marsej ka vendosu qe te  shes Samir Nasri me nje qmin afro 20 milion.
Kete lajm e ka konfirmuar vet presidenti i Marsejes Pape Diouf per gazeten "L'equipe.


Vieira:Do te perfundoj karrieren ne Inter.

Mesfushori i Interin ,Patrick Vieira ka theksuar edhe nje her se ka deshir te perfundoj karrierin te Inter."Kam deshir te perfundojj karrieren ne Inter sepse ndihem shum mir ne te gjitha aspektet".perfundoi lojtari i Arsenalit dhe Juventusit.
Vieira foli edhe rreth derbit"EL MADONNINA" para se Inter te festoj edhe titullin e tret radhaz."Ndeshja e se dieles
do te jet speciale per mua para se gjitash ku kam luajtur edhe ne Angli.
Ne do te luftojm per Skudeto nders Milan per nje vend qe siguron Chanpions League-n.Do te jet nje atmosfer e paharruar.


Maicon: Do ta mposhtim Milanin.

Ylli i Interit, Douglas Maicon, thotë se do ishte bukur nëse shënojnë fitore ndaj Milanit në derbin e të dielës edhe pse pohon se ai është shumë i qetë para takimit.“Jam i lumtur kur tifozët thërrasin emrin tim. Sidoqoftë dua të luaj mirë në fushë që të gjithë të jenë të kënaqur nga unë. Personalisht ndihem mirë. Dëshiroj të stërvitem mirë çdo ditë se vetëm nga përgatitjet vjen suksesi”, ka thënë Maicon për Inter Channel.

Derbi i San Siros ndërmjet Interit dhe Milanit luhet të dielën, ndërsa një fitore për skuadrën e Roberto Mancinit do të thoshte fitim i Scudettos, nëse Roma dështon të fitojë kundër Sampdorias.

“Duhet ta luajmë lojën tonë. Dëshirojmë të fitojmë se do të ishte diçka e bukur për ne”, ka përfunduar mbrojtësi i krahut.


Inter kerkon David Silvan!!

Skuadra nga qyteti i Milanos, Inter eshte ne ndjekje te nje mefushori dhe si duket do te jet Spanjolli, David Silva.
Skuadra aktuale ku aktivizohet Silva esht Valencia e cila esht duke kaluar njerin prej sezoneve me te deshtuar.
Pasi disa mesfushor te Interin u perfundon kontrata ne fund te sezonit dhe disa do te largohen ateher skuadres italiane
u duhet nje mefushor cilesor siq eshte Silva.
Padronit zikalter Massimo Moratti i pelqen ky mesfushor dhe shihet zevendesusi ideal per Figo i cili do te largohet ne fund te sezonit pasi nuk ka marredhenie te mira me Mancinin.


Nike:"Nuk i bëjmë presion Dinjos"

Drejtuesit e kompanisë sportive "Nike" kanë bërë të ditur se nuk po i bëjnë presion Ronaldinjos për të zgjedhur Interin. Ndonëse braziliani duket se dëshiron Milanin, mediat kanë sugjeruar se dëshira e kompanisë sportive, që ka të drejtat e imazhit të tij, është që ai të kalojë te zikaltërit, të cilët vishen gjithashtu nga "Nike". "Hamendësitë ku ne shtyjmë Ronaldinjon drejt Interit janë vetëm spekulime. E ardhmja e lojtarit varet vetëm nga dëshira e tij", u shpreh drejtori i "Nike" për Italinë, Andrea Rosi.


Moratti:"Mancini qendron"

Masimo Morati konfirmon Mançinin, por lë të kuptojë që trajneri zikaltër nuk është i bindur 100% për të qëndruar në stolin e Interit. "Është fitues, ndihem mirë me të, - sqaron padroni. - Për klubin dhe për mua është i konfirmuar. Pastaj varet edhe nga orientimet e tij, nga vendimet e tij." Duhen edhe katër ditë para derbit më të pritshëm të viteve të fundit, një sfidë me Milanin, që numri një i zikaltërve e ndez edhe në kuadër të merkatos mbi çështjen "Ronaldinjo". "Çmimi është pak i lartë, po e ndjekim çështjen edhe në bazë të marrëdhënieve të mira me familjen, por nuk më duket se jemi ne më të interesuarit: të tjerë e kanë deklaruar zyrtarisht." Nuk mungon edhe një "shigjetëz" ndaj "kushërinjve", por është vetëm një deklaratë e thjeshtë, duke parë atmosferën e derbit. "Nuk ka ndonjë sfidë me ta për Ronaldinjon, - vazhdon Morati. - I vetmi derbi për momentin është ai i së dielës që vjen, një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat." Kapitulli i merkatos: nuk do të bëhen shpenzime "të çmendura", do të kërkohet të zgjidhet në ndonjë mënyrë apo, në një tjetër çështja "Adriano", për të përshtatur organikën me ndonjë blerje të shënjestruar prej kohësh: "Adriano do të kthehet këtu, pastaj do të shohim çfarë do të bëjmë. Duke parë skadencën e kontratave të disa lojtarëve, do të mendojmë për një mesfushor".


Milan interesohet per Adrin!!

Milan eshte duke u interesuar per sulmuesin e huazur te Interit ne Sao Paolo  Adriano.
Adri udhetoi vitin e kaluar ne Brazil per rehabilitim per shkaqe personale 18-mujore,ndersa iu bashkua skuadres braziliane Sao Paolo.
Inter eshte duke u menduar nese do ta mbaj Adrianon ne radhet e veta apo do ta shes ne ndonje klub tjeter.
Inter ka vene nje shum prej 25 milion per Brazilianin i cili eshte duke shkelqyer ne radhet e Sao Paolos.
Per Adrianon eshte i interesuar edhe Fiorentina.


Figo:"Qendroj nese vjen Mourinho"

Maredheniet jo te mira ndermjet Figos dhe Mancini jan bere publike para shum kohesh.Problemet mes tyre
kan bre qe portugezi te flas para mediave."Nese Mourinho do vi ne Inter ateher do te shoh mundesin te qendroj
edhe nje vit ketu.Me pelqen jasht mase te punoj me bashkekombasin tim",tha Figo per nje televizion portugez.