Lojtare,golashenusit me te mir dhe lojtaret me me se shumti paraqitje.


Top 10 lojtarët

1) Giacinto Facchetti
(1960-78) – Facchetti pa dyshim është lojtari simbol në historinë e Interit, që tregon edhe fakti se numri 3 i fenellës, është bllokuar në nder të tij.

2) Giuseppe Meazza
(1927-40) – Meazza ka qenë superylli i parë italian i futbollit, i cili kishte një teknikë të jashtëzakonshme, një pasim të shkëlqyeshëm, luante me të dyja këmbët dhe ishte një golashënues shkatërrues, i cili gjeti portën 245 herë në 348 ndeshje me Interin. Ai fitoi tre skudeto me këtë klub. Kur ai vdiq në vitin 1979, stadiumi i Milanit, San Siro, morri emrin e tij për ndeshjet kur në të Interi llogaritet si nikoqir.

3) Sandro Mazzola
(1961-77) –Mazzola bëri debutimin e tij gjatë humbjes së famshme 9-1 ndaj Juventusit, në vitin 1961, por shënoi të vetmin gol të Interit. Gjatë 16 viteve të ardhshme ai do të fitojë çdo shpërblim të madh me klubin. Një mesfushor i shkëlqyeshëm, i cili shënoi 114 gola nga 418 ndeshje.

4) Giuseppe Bergomi
(1980-99) – Para Zanettit, dhe pas Facchettit dhe Mazzolas, simbol i Interit ishte Bergomi. Një lojtar mbrojtës i klasit botërorë, Bergomi, arriti të fitojë një skudeto dhe tre Kupa të UEFA-së me Interin, për të cilin u paraqit 758 herë, që është rekordi më i madh i paraqitjeve për nerazurët.

5) Javier Zanetti
(1995-) – Mbrojtësi i shkëlqyeshëm argjentinas, nënshkroi për Interin në vitin 1995, nga Banfied dhe ka qenë shtyllë kryesore e kampionit italian për afro një dekadë. Ai tashmë është 34 vjeçar, por ende qëndron i palëkundshëm. Një lojtar i gjithanshëm, i cili mund t’i okupojë të gjitha pozitat e mbrojtjes dhe mesfushës. Ai ka shënuar mbi 400 paraqitje për klubin dhe aktualisht është kapiten.

6) Luis Suarez (1961-70) – Shpesh është thënë se lojtarët spanjoll kurrë nuk kanë arritur suksese në Itali, por Suarez ka treguar të kundërtën. Mesfushori spanjoll nënshkroi për Interin në vitin 1961 dhe gjatë nëntë viteve të ardhshme ndihmoi ekipin të fitojë tre skudeto, dy kupa evropiane dhe dy kupa interkontinentale. Ai ishte dy herë fitues i Topit të Artë, një herë me Interin, ndërsa po ashtu fitoi Kampionatin Evropian me Spanjën në vitin 1964.

7) Mario Corso (1957-73) – Corso ishte një pjesëtar tjetër i ekipit “La Grande Inter” dhe etiketa e tij ishte “Këmba majtë e Zotit”. Një mesfushorë me aftësi të pakalkulueshme, Corso ishte njëri prej realizuesve legjendar të goditjeve të lira në Calcio Ligë, me golin e paharruar të shënuar kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Kupës Evropiane, në vitin 1965.

8) Lothar Matthaus (1988-92) – Mesfushor legjendar, jetëgjatësia e të cilit në futbollit profesionist po thuajse matet me atë të mbrojtësit të Milanit, Paolo Maldini. Ai iu bashkua Interit në vitin 1988 nga Bayern Munichu dhe menjëherë ndihmoi vitin të fitojë skudeton, që në sezonin e parë të angazhimit të tij. Ai ishte pjesë e treshes së famshme së bashku me Andreas Brehme dhe Jurgen Klinsmann. Matthaus u zgjodh Lojtari Botëror i Vitit nga FIFA në vitin 1991, ndërsa arriti një numër rekord të paraqitjeve për kombëtaren e Gjermanisë, gjithsej 150, duke qenë edhe kapiten në triumfin në Kupën Botërore 1990-të.

9) Gabriele Oriali (1970-83) – Ky mesfushor i fuqishëm kishte tipare të ngjashme me Gennaro Gattuson e sotëm, ai nuk posedonte aftësi të mira teknike, por ishte i shkëlqyeshëm në stopimin e lojtarëve kundërshtarë dhe thyerjen e sulmeve. Gjatë 12 viteve me Interin ai fitoi dy skudeto dhe dy Kupa të Italisë.

10) Walter Zenga (1982-94) – Etiketa që iu dha Zengas, ‘Spiderman’ (Njeri – merimangë, tregonte gjithçka për këtë portier fantastik. Me elasticitet dhe reflekse të mahnitshme, Zenga u zhvillua nga sistemi i të rinjve të Interit dhe siguroi numrin një të fanellës për 11 sezone të plota. Ai fitoi skudeton në vitin 1989, ndërsa është paraqitur 58 herë edhe për kombëtaren e Italisë.


15 golat më të bukur:

1) Antonio Angelillo kundër Sampdorias, 1958.

2) Roberto Baggio kundër Real Madridit, 1998..

3) Roberto Boninsegna Kundër Foggias, 1971.

4) Mario Corso kundër Liverpoolit, 1965.

5) Ramon Diaz kundër Pisas, 1989.

6) Youri Djorkaeff kundër Romës, 1997.

7) Sandro Mazzola kundër Vasas, 1966.

8) Francesco Moriero kundër Neuchatel Xamax, 1997.

9) Alvaro Recoba me dy gola të bukur kundër Brescias, 1997.

10) Ronaldo kundër Piacenzas, 1997.

11) Karl Heinz Rummenigge kundër Milanit, 1985.

12) Clarence Seedorf kundër Juventusit, 2002.

13) Ruben Sosa kundër Genoas, 1995.

14) Ivan Zamorano kundër Napolit, 1998.

15) Javier Zanetti kundër Lazios, 1998.


10 lojtarët me më së shumti paraqitje:


Giuseppe Bergomi – 519 paraqitje, Giacinto Facchetti - 476 paraqitje, Sandro Mazzola 418 - paraqitje, Javier Zanetti 415 - paraqitje, Mario Corso 414 - paraqitje, Giuseppe Baresi 392 - paraqitje, Giuseppe Meazza 365 - paraqitje, Tarcisio Burgnich 359 - paraqitje, Walter Zenga 328 - paraqitje, Alessandro Altobelli 317.

Top 10 golashënuesit:

Giuseppe Meazza – 246 gola, Luigi Cevenini 156 - gola, Benito Lorenzi 138 - gola, Istvan Nyers 133 - gola, Alessandro Altobelli 128 - gola, Sandro Mazzola 116 - gola, Roberto Boninsegna 113 - gola, Ermanno Aebi 106 - gola, Christian Vieri 103 - gola, Attilio Demaria 76 – gola.