Drogba thotë se do të nënshkruajë për Interin

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, iu ka thënë bashkëlojtarëve të klubit të tij, se ai do të nënshkruajë me kampionin e Italisë, Interin, ka shkruar sot Corriere dello Sport.Largimi i Drogbas nga Stamford Bridge në fund të këtij sezoni është po thuajse i sigurt, derisa sulmuesi dëshiron sfida të reja, ndërsa pyetja është se ku do të përfundojë ai. Vetëm katër ekipe kanë gjasa reale për të fituar shërbimet e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë: Milan, Inter, Real Madrid dhe Barcelona. Siç kanë shkruar mediat italiane, Drogba ua ka bërë të ditur shokëve të skuadrës së tij se ai në fakt do të nënshkruajë me Interin. 30-vjeçari është pajtuar të kalojë tek kampioni i Serie A për tu bashkuar sërish me Jose Mourinhon, i cili thuhet të jetë pasues i Roberto Mancinit, në stolin e trajnerit të ekipit italian. Një shumë prej 23 milionë eurosh, do të ishte e mjaftueshme për të transferuar Drogban në Itali, ku ish-lojtari i Marseille, do të ishte mjaft kërcënues për kundërshtarët, në partneritet me Zlatan Ibrahimoviq.


Inter shfaq interes per Ronaldinhon

Skuadra Italiane Inter ka shfaqur interes per sulmuesin e Barcelones Ronaldinho.
Drejtuesit e Barcelones jan te pakenaqur me forme e brazilianit.
Oferta nuk eshte bere e ditur por mendohet qe Barcelona
kerkon si shkembim nga Interi
portierin Julio Cezar cili eshte njeri nder lojtaret me te mir te skuadra Italiane Inter.

 


Inter kërkon Quaresmen

 Inter eshte ne ndjekje te nje mesfushori dhe si duket ai do te jete mesfushori i skuadres se portos Quaresma.Inter,Portos i ka ofruar 40 milion $ per Quaresmen i cili shihet si zevendesuesi ideal per Luis Figos i cili sipas te gjitha gjasave do te largohet ne fund te ketij sezoni nga Inter.